Vlora Berisha: Për një çast më shkoi mendja se do të më votojnë!

Volejboll

Vlora Berisha: Për një çast më shkoi mendja se do të më votojnë!

Nga: Kemajl Goca Më: 28 prill 2020 Në ora: 17:41
Vlora Berisha: Për një çast më shkoi mendja se do të më votojnë!

Ish volejbollistja e mirënjohur, Vlora Hasani-Berisha, tha se e ka pritur se do ta votojnë si më të mirën në njërën nga pozitat që ka luajtur në karrierën e saj! 

Në anketën e rubrikës së sportit të gazetës kombëtare “Bota sot”, Vlora është votuar volejbollistja më e mirë e Kosovës në pozitën e korrektores në periudhën 1999-2019 dhe po ashtu është në formacionin më të mirë 1999-2019.  Ajo është krenare që trajnerët dhe ish volejbollistet e njohura, e votuan si më të mirën në 20 vitet e fundit.  

“Të them të drejtën e prisja, pavarësisht se nuk i kam ditë emrat e të gjithëve që kanë votuar. Për një çast më shkoi mendja se mund të më votojnë në tri pozita të ndryshme, pasi që gjatë karrierës kam luajtur qendër, korrektore pranuese e shërbimit.

Mirëpo, trajnerët që më kanë votuar, më kanë vlerësuar në pozitën e korrektores po ashtu edhe shumica e bashkëlojtareve, ku edhe mendoj se kanë pas të drejtë. Gjithmonë i falënderoj për vlerësimin që më kanë dhënë.

Një falënderim i veçantë nga ana ime shkon edhe për juve (Kemajl) dhe gazetën “Bota sot”, që gjithmonë po gjeni hapësirë për këto ngjarjen që t’i paraqiteni në gazetën tuaj”, tha Vlora për gazetën kombëtare “Bota sot”. Vlora fitoi shumicën e votave, 7 vota, duke lënë pas Rukie Mujën me 3.

POZITA – KORREKTORE 
Sipas anketës, VLORA HASANI-BERISHA, është korrektorja më e mirë e periudhës 1999-2019.
Renditja 

1. Vlora Hasani-Berisha    7
2. Rukie Muja    3
3. Flutura Hasani    2
3. Shemsija Asllanaj    1
3. Dhurata Sylejmani    1

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat