Albulena Ejupi: Është kënaqësi të jesh në formacionin më të mirë në 20 vitet e fundit

Volejboll

Albulena Ejupi: Është kënaqësi të jesh në formacionin më të mirë në 20 vitet e fundit

Nga: Kemajl Goca Më: 30 prill 2020 Në ora: 17:27
Albulena Ejupi: Është kënaqësi të jesh në formacionin më të mirë në 20 vitet e fundit

Për një votë nuk u zgjodh qendra më e mirë në Kosovë në periudhën 1999-2019, në anketën që u bë nga rubrika e sportit e gazetës kombëtare “Bota sot”.  

Megjithatë, ish volejbollistja e mirënjohur, Albulena Ejupi, është në formacionin më të mirë të Kosovës në periudhën 1999-2019.

Ajo mori 8 vota, një me pak se Fjolla Shabani. 

Në anketë morën pjesë gjashtë trajnerë të Superligës A dhe 8 ish volejbollistet më të mira të Kosovës.
Ejupi tha se është e lumtur që është në formacionin më të mirë në 20 vitet e fundit.

“Është kënaqësi dhe nder për mua që jam zgjedh në formacionin më të mirë 1999-2019. 
Jam mundu ta jap gjithmonë më të mirën për volejbollin, kam punuar shumë. 
Faleminderit prej atyre që vlerësuan punën time dhe me votuan. Një falënderim i veçante është për babain tim (Eqremin) i cili ishte përkrahësi im më i madh dhe nuk u lodh asnjëherë për mua dhe natyrisht edhe trajnerët e mi”, tha Ejupi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Sipas anketës, FJOLLA SHABANI, është qendra më e mirë e periudhës 1999-2019.
Renditja

1. Fjolla Shabani    9
2. Albulena Ejupi    8
3. Mimoza Shkodra    2
4. Besarta Kashtanjeva    1
4. Shpresa Azemi    1
4. Margona Maksuti    1
4. Egzona Geci    1
4. Bleona Kadriu    1
4. Arbenita Ymeri    1
4. Marigona Asllanaj
4. Jehona Berisha    1

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat