Istogu kërkon që të ndihmohen klubet e volejbollit 

Volejboll

Istogu kërkon që të ndihmohen klubet e volejbollit 

Nga: Kemajl Goca Më: 1 maj 2020 Në ora: 15:04
Istogu kërkon që të ndihmohen klubet e volejbollit 

Për shkak të gjendjes së pandemisë – Covid 19, janë pezulluar të gjitha aktivitetet sportive në Kosovë por pothuajse edhe në të gjitha shtetet e botës.  Kryetar i klubit të volejbollit Skenderaj (femrat), Agron Istogu, ka një mesazh të qartë, se klubet duhet të ndihmohen sepse janë në gjendje të rëndë për shkak të rrethanave që po ballafaqohemi. 

“Kërkojmë nga Federata e volejbollit të Kosovës përkatësisht nga MKRS-ja që të ndihmohen klubet për mos të u shuar.

Pas kësaj gjendje është e pakuptimtë të kërkohet mbështetje nga bizneset, të cilat edhe ato si asnjëherë më parë, janë të goditura nga kjo gjendje pandemie dhe i kanë telashe te veta.

Tash më pothuajse të gjitha garat ndërkombëtare janë anuluar, kërkoj nga FVK-ja që ato mjete të destinuara  për garat ndërkombëtare,  të iu ndahen klubeve, duke iu dalë në ndihmë për një riorganizim të serishëm”, tha mes të tjera Istogu për gazetën kombëtare “Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat