Vazhdojnë seminarët për trajnerët, sot ligjëron Ilazi

Volejboll

Vazhdojnë seminarët për trajnerët, sot ligjëron Ilazi

Më: 13 maj 2020 Në ora: 14:53
Ilustrim

Ka vazhduar edhe dje seria e seminareve për trajnerë të volejbollit.

Në diten e katërt ka ligjeruar, Dr.sc.Enver Tahiraj.

Në seminar u shtjelluan tema aktuale si: Ushtrime fizike specifike për grupmosha të reja; Menaxhimi i situatës reale në "trekëndëshin", trajner-lojtarë-ushtrime (seniorë).

Këto seminare kanë zgjuar interesim për pjesëmarrje edhe nga trajnerë dhe entuziastë të volejbollit jashtë Kosovës.

Sot me 13 maj, nga ora 17:00, do të mbahet edhe dita e fundit e seminareve për trajner, ku ligjerues do të jetë, prof.Lorik Ilazi. Ilazi do të ligjeroj temën: Përgaditja e skuadrës para dhe gjatë fazës së garave.

Seminari do të organizohet në platformen ZOOM dhe përveç trajnerëve FVK ju ofron mundësinë ta ndjekin edhe të interesuarit tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat