Java e ardhshme vendimtare për volejbollin?

Volejboll

Java e ardhshme vendimtare për volejbollin?

Nga: K. Goca Më: 16 maj 2020 Në ora: 15:50
Java e ardhshme vendimtare për volejbollin?

Është e natyrshme që në javën e ardhshme të vendoset edhe për hapat e mëtutjeshëm të Superligës së Kosovës në volejboll (femra e meshkuj).

Bordi i Federatës së Volejbollit të Kosovës urgjentisht duhet të mblidhet dhe të diskutojë të gjitha opsionet se cila do të ishte rruga më e mirë e vazhdimit të garave, qoftë nevoja edhe me play-off- vetëm të nxirret kampioni dhe fituesi i Kupës.

Të gjitha këto duhet të bëhen në bashkërendim me FVK-në, komisionet përkatëse dhe klubet.

Nuk ka kohë më të heshtin por duhet të dilet me një vendim përfundimtar. Dhe, opsioni më i keq e më i padëshiruar është anulimi i kampionatit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat