Ky është sistemi më i mirë për volejbollin, për t’i përfunduar garat!

Volejboll

Ky është sistemi më i mirë për volejbollin, për t’i përfunduar garat!

Nga: Kemajl Goca Më: 21 maj 2020 Në ora: 16:30
Ilustrim

Çdo vonesë është e pakuptimtë të volejbolli i Kosovës!  Bordi i Federatës së Volejbollit të Kosovës duhet të ulet sa më parë që është e mundur dhe me komisionet përkatëse të hartojë një model të ri garues, që të përfundojë Superligën e Kosovës të femra e të meshkuj.

Të caktohet edhe data e vazhdimit të kampionatit apo opsioni më i keq, që pak kush e dëshiron është edhe anulimi i garave!

Ky do të ishte sistemi më i mirë e më lehtësues për volejbollin.

Katër skuadrat e para të elitës të luajnë në play-off në bazë të renditjes tabelore, i pari me të 4-tin dhe i dyti me të tretin, si te femrat si te meshkujt, ndërsa edhe play-aut-i edhe të përcaktohet se cili të mbetet e cili të largohet nga liga. 
Të ndiqet shembulli i hendbollit.

Skuadra me dy fitore të kualifikohet në finale dhe në finale me dy ndeshje të fituara të shpallet kampion. Nuk ka shumë filozofi këtu e as kohë për të manovruar!   

Skuadrat që janë në vend të pestë e deri te i teti të luajnë se cila do të sigurojë pozitë më të mirë, krejt nëse e shohin të arsyeshëm mbajtja e një gare të tillë. I nënti në play-aut, ndërsa i dhjeti të bie direkt nga liga apo t’i jepet mundësi në play-aut, aty të vendosin komisionet përkatëse.  Nuk ka zgjidhje tjetër dhe as nevojë të zhagitetm vendimet!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat