Tre vite që më shikonte, rrëfen historinë e dashurisë me Erion Zeqirajn

Volejboll

Tre vite që më shikonte, rrëfen historinë e dashurisë me Erion Zeqirajn

Më: 26 maj 2020 Në ora: 14:41
Tre vite që më shikonte, rrëfen historinë e dashurisë me Erion Zeqirajn

Erion Zeqiraj bëri publike lidhjen me volejbollisten Blerta Ligaj gjatë periudhës së qëndrimit të izoluar në karantinë.

Dhe duket se të dy janë shumë të dashuruar me njëri-tjetrin. Volejbollistja rrëfeu historinë e dashurisë duke treguar se kanë 1 vit të lidhur së bashku dhe se e ka mbyllur jetën e saj me Erionin.

“Erionin do ta marr me vete. Kemi gati 1 vit që jemi bashkë. Është njeriu më i mirë i jetës sime dhe e mbylla jetën time me Erionin. Mendoj se çdo gjë do të kalojë mirë sepse fillimi i mbarë gjysma e punës. Fillimi ishte i mbarë dhe uroj të vazhdojë kështu,”– u shpreh Blerta e ftuar në emisionin “Rudina”.

Ndërsa tregoi si janë njohur bashkë: “Unë bëja stërvitjen tek gocat e Tiranës ku edhe Erioni është pjesë e ekipit të Tiranës. Kishte 3 vite që më shikonte aty, por nuk doja të lidhesha ose të njihja dikë sepse isha e fokusuar tek sporti dhe tek modeligu por ka një vit që fillova ti kushtohesha pak Erionin. Aty jemi parë. Përshtatemi me njëri-tjetrin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat