Rikthehen garat në volejbollin e Kosovës

Volejboll

Rikthehen garat në volejbollin e Kosovës

Më: 27 maj 2020 Në ora: 19:57
Abedin Ibrahimi

Federata e Volejbollit e Kosovës ka vendosur që t'u rikthehet garave që janë ndërprerë për shkak të pandemisë COVID-19.

Lajmi është konfirmuar nga kryetari i FVK-së, Abedin Ibrahimi.

Garat janë rikthyer vetëm në elitë, në konkurrencën e meshkujve dhe femrave.

"Superliga A rikthehet me 4 ekipet e para në te dyja konkurrencat. Do te kemi gjashtë xhiro edhe do ta luajmë edhe ndeshjen finale", ka thënë kryetari i Federatës së Volejbollit të Kosovës, Abedin Ibrahimi për “RTK”. “Pas dy javësh vendosim për Ligën B që ka të bëjë me inkuadrim në Superligë dhe do të vendosim edhe për Kupën e Kosovës”, shtoi Ibrahimi.

Ndeshjet do të zhvillohen nga mesi i muaji qershor.

Ndryshe, është anuluar Liga e Parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat