Disa klube janë të pakënaqura me sistemin e ri të garave në volejboll!

Volejboll

Disa klube janë të pakënaqura me sistemin e ri të garave në volejboll!

Nga: Kemajl Goca Më: 28 maj 2020 Në ora: 13:46
Disa klube janë të pakënaqura me sistemin e ri të garave në volejboll!

Pas futbollit, hendbollit edhe volejbolli do t’i vazhdojë garat! Përderisa futbolli vazhdon aty ku kanë mbetur në Superligë, hendbolli i vazhdon me play-off,, ndërsa volejbolli ka një sistem pak më ndryshe.  Në volejboll do të vendoset me short dhe do të takohen katër skuadrat e para njëra me tjetrën, zhvillohen gjithsej gjashtë ndeshje.

Sipas asaj që raportohet, të gjitha skuadrat do të garojnë me pikë 0, ndërsa merret vesh se disa klubet nuk pajtohen me këtë sistem, kanë shprehur pakënaqësi!

Sipas burimeve tona, disa klubet nuk pranojnë sistemin me 0 pikë, por të mbetet tabela siç ka qenë me pikë para pandemisë ose të luhet sistemi i play-off-i t, i pari me të katërtin dhe i dyti me të tretin deri në dy fitore! 

Sistemi që katër skuadrat e para të startojnë me 0 pikë, ka ngjallë reagime te disa klube qoftë të meshkujt e qoftë të femrat, të cilat edhe zyrtarisht kanë dërguar ankesa në drejtim të komisioneve përkatëse në FVK. Garat priten të vazhdojnë nga gjysma e qershorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat