Kupat e Prishtina F!

Volejboll

Kupat e Prishtina F!

Nga: K. G. Më: 6 qershor 2020 Në ora: 15:51
Kupat e Prishtina F!

Ekipi më i vjetër në kryeqytet në konkurrencën e femrave në volejboll, Prishtina F, ka një zyre jashtëzakonisht të bukur dhe aty ku i mbajnë edhe trofetë.

Prishtina garon në Superligë dhe ka mbetur në vend të pestë me 14 pikë, pasi që kampionati u ndërpre për shkak të pandemisë Covid 19. 

Kampionati vazhdon vetëm me 4 ekipet e para në play-off, ndërsa pozita e pestë dhe e gjashtë nuk garojnë. Prishtina ka plane të fuqishme për edicionin e ri. 

Më së miri e tregon edhe fotoja që e ka publikuar drejtori sportiv i Prishtina F, Mehdi Mehmeti, ku shihen trofetë e shumtë!

Ky është një paralajmërim se Prishtina do t’i kthehet sërish trofeve në krye me trajnerin Bahri Gjinovci. Klub që ka një numër të madh të volejbollisteve të reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat