Lorik Ilazi: Kjo është vetëm një ndeshje dhe një fitore 

Volejboll

Lorik Ilazi: Kjo është vetëm një ndeshje dhe një fitore 

Nga: Kemajl Goca Më: 13 qershor 2020 Në ora: 15:55
Lorik Ilazi: Kjo është vetëm një ndeshje dhe një fitore 

Volejbollistet e Dritës nga Gjilani treguan fuqinë e kampiones në kryeqytet.  

Drita triumfoi me rezultat 3:0 (25:21, 25:22, 25:23) kundër M-Technologie nga Prishtina, në ndeshjen e parë të play-off-it të Superligës së Kosovës.
Kryetrajneri i Dritës, Lorik Ilazi, është i kënaqur me vashat e tij, për tri pikët e fituara dhe mirënjohës presidentit të klubit, Jakup Shabani dhe tifozëve ‘Intelektualë”.   

“Kjo është vetëm një ndeshje dhe një fitore, ne kemi shumë punë përpara dhe shpresoj që të vazhdojmë keshtë.

O falënderojë vajzat, stafin tim, presidentin Jakup Shabani i cili në asnjë moment nuk na la vetëm dhe normal më të mëdhenjtë në botë ‘Intelektualët’ të cilët këtë vit nuk janë në palestër me ne por ata gjithmonë janë në zemrat tona!”, tha Ilazi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat