Prishtina Volley kthehet fuqishëm, Ferizaj mezi fiton 

Volejboll

Prishtina Volley kthehet fuqishëm, Ferizaj mezi fiton 

Nga: K. Goca Më: 14 qershor 2020 Në ora: 16:33
Prishtina Volley

Kryetrajneri i Prishtina Volley, Xhavit Kajtazi, ka një mijë e një arsye që të jetë ballëlart. 

Djelmoshat e tij shkëlqyen në palestrën e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj, duke i shkaktuar humbje me rezultat 3:0 kampionit në fuqi Lubotenit. 

Prishtina Volley importoi tri pikë të mëdha në javën e parë të play-off-it të Superligës së Kosovës në volejboll. 

Ata rikthehen fuqishëm pas 3 muajve, pasi që u ndërprenë garat shkaku i pandemisë Covid 19.
Nga ana tjetër, Ferizaj mezi e mposhti në taj-kret me 3:2 Therandën.  Djelmoshat e trajnerit të Ferizajt, Arlind Ibrahimi, fituan dy pikë e  Theranda një!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat