Prishtina Volley në formë, nuk ndalet

Volejboll

Prishtina Volley në formë, nuk ndalet

Më: 17 qershor 2020 Në ora: 19:58
Prishtina Volley në formë, nuk ndalet

Prishtina Volley në formë, nuk ndalet. Ata si mysafirët fituan me rezultat 3:0 (25:20,25:17, 25:11) ndaj Therandës, në ndeshjen e xhiros së dytë të Play-off-it të Superligës A të Kosovës në volejboll. Prishtina shënon fitoren e dytë rresht.

"Prishtina Volley edhe në ndeshjen e dytë ka vazhduar me fitore të pastër 3:0 në sete, kundër ekipit të Therandës.

Ekipi nga Prishtina që nga fillimi i ndeshjes krijoj avantazh në rezultat duke e përmbyllur setin e parë me 20:25. Në dy setat tjerë Prishtina Volley ishte edhe më bindëse, ndërsa skuadrës Therandase ju komplikuan punët edhe më lendimin e organizatorit të lojës.

Neser nga ora 17:00, do të zhvillohet edhe ndeshja tjetër në mes të Ferizajt dhe Lubotenit", thuhet nga FVK. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat