Një fitore tjetër e Ferizajt por në tavolinë! Ja arsyeja pse nuk u paraqit Luboteni

Volejboll

Një fitore tjetër e Ferizajt por në tavolinë! Ja arsyeja pse nuk u paraqit Luboteni

Nga: K. Goca Më: 19 qershor 2020 Në ora: 18:41
Një fitore tjetër e Ferizajt por në tavolinë! Ja arsyeja pse nuk u paraqit Luboteni

Klubi i volejbollit Ferizaj shënon edhe një fitore por kësaj radhe në tavolinë jo në fushën e lojës kundër kampionit në fuqi, Luboteni, në xhiron e dytë të Superligës A të Kosovës në volejboll (meshkujt). 

“Një tjetër fitore, mirëpo me rezultat zyrtar!
Ferizaj e mbyll xhiron e dytë të Play Off-it me rezultat zyrtar 3:0 ndaj ekipit të Lubotenit, pasi që nuk u paraqitën fare në fushë ekipi kundërshtar.

Ndeshjen e radhës e zhvillojmë të dielën (21 qershor) ndaj ekipit të Prishtina Volley, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë”, thuhet nga Ferizaj. 

Siç merret vesh nga burimet e afërta me klubin Luboteni nga Ferizaj, disa nga lojtarët nuk kanë pranuar që të paraqiten në fushë pa u bërë edhe testi i lojtarëve për Covid 19.  Më konkretisht disa nga prindërit e lojtarëve kanë kërkuar testin me arsyetim që mos të rrezikohet shëndeti i tyre. Kjo ka rezultuar që kampioni mos të paraqitet në fushë dhe mos ta rrezikon shëndetin e lojtarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat