Skenderaj gjunjëzon kampionen

Volejboll

Skenderaj gjunjëzon kampionen

Nga: Kemajl Goca Më: 21 qershor 2020 Në ora: 18:10
Skenderaj gjunjëzon kampionen

Ekipi i volejbollit Skenderaj shijon fitoren e parë në play-off në Superligën A të Kosovës në volejboll.  

Vashat nga Skenderaj treguan lojë maestrale dhe i shkaktuan humbje me rezultat 3:1 (25:21, 25:23, 18:25 dhe 25:17) kampiones në fuqi Dritës nga Gjilani. 

Kryetrajneri i Skenderajt, Ylli Kadriu, është i kënaqur me angazhim e volejbollisteve të tij dhe për fitoren e madhe. 

Kjo fitore i fut në garë të fortë në luftë për titullin e kampionit, ndërsa Drita nuk tregoi atë që pritej dhe pësoi humbje. 

Lorik Ilazi, kryetrajner i Dritës e presin sprova mjaft të mëdha në sfida e radhës sikurse dhe Ylli Kadriun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat