Dramë në Skenderaj, fitorja KV M-Technologie 

Volejboll

Dramë në Skenderaj, fitorja KV M-Technologie 

Nga: K. Goca Më: 28 qershor 2020 Në ora: 19:54
Dramë në Skenderaj, fitorja KV M-Technologie 

Kryetrajneri i KV M-Technologie, Naser Krasniqi, ka një mijë e një arsye që të jetë ballëlart, për faktin se e fituan sfidën ndaj rivales së papërshtatshme, Skenderaj. 

M-Technologie si mysafire e mposhti me rezultat 3:2 (25:23, 21:25, 25:21, 21:25, 15:12) Skenderajn, në takimin e xhiros së pestë të play-off-it. 

Vashat e të dyja ekipeve dhanë maksimumin, por ekipi prishtinase triumfoi me rezultat të ngushtë 3:2.  

Dy pikë për M-Technologie dhe një për Skenderajn. 
Vashat e Krasniqit u angazhuan maksimalisht dhe në setin taj-brek fituan me 15:12, ndërsa ato të Skenderajt, trajnerit Ylli Kadriut, ishin të pafat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat