Skenderaj me një mungesë të rëndësishme! Kadriu: Ekipi ynë - më i kompletuar edhe pse pa asnjë përforcim

Volejboll

Skenderaj me një mungesë të rëndësishme! Kadriu: Ekipi ynë - më i kompletuar edhe pse pa asnjë përforcim

Nga: Kemajl Goca Më: 3 korrik 2020 Në ora: 17:20
Skenderaj me një mungesë të rëndësishme! Kadriu: Ekipi ynë - më i kompletuar edhe pse pa asnjë përforcim

Klubi i volejbollit Skenderaj si asnjëherë më parë është mobilizuar për finalen e parë të play-off-it të Superligës A të Kosovës. 

Vashat nga Skenderaj synojnë fitore në kryeqytet, kundër M-Technologie, e cila sfidë luhet nesër mbrëma në orën 20.00 në palestrën e sportit “1 Tetori” në Prishtinë. 

Kryetrajneri i Skenderajt, Yll Kadriu, ka ekipin mirë të përgatitur dhe e njeh mirë rivalen.

“Mendoj që jemi mjaft mirë të përgatitur dhe shumë të relaksuar për finale, madje jemi më të relaksuar sesa në ndeshjen e cila vlente për të arritur në finale, ku kishim pak presion dhe ishte ndeshje direkte për të arritur këtu ku jemi. 

Përparësitë janë që ne jemi shumë të qetë dhe nuk e kemi presionin e fitores me çdo kusht, dhe gjithashtu ekip ynë është më i kompletuar edhe pse pa asnjë përforcim, por vashat tona me punën e bërë janë dëshmia më e mirë që suksesi mund të arrihet me punë profesionale pa pasur nevoje shpenzime marramendëse nga jashtë.

Kemi një mungesë të rëndësishme gjatë tërë sezonit, bëhet fjalë për Natalie Tahiri, por që vajzat tona po e mbulojnë mjaftë mirë mungesën e saj”, tha Kadriu për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat