Kajtazi: Jemi mobilizuar për të fituar në Prishtinë

Volejboll

Kajtazi: Jemi mobilizuar për të fituar në Prishtinë

Nga: Kemajl Goca Më: 7 korrik 2020 Në ora: 17:44
Gjatë stërvitjes Prishtina Volley

Nesër në orën 18.00 do të zhvillohet finalja e dytë e play-off-it të Superligës A të Kosovës në volejboll (meshkujt), mes KV Prishtina Volley dhe Ferizajt.  

Finalja e parë ka përfunduar me rezultat 3:0 në favor të ferizajasve, që u zhvillua në fundjavën që e lamë pas në palestrën e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj. 

Në taborin prishtinas është atmosferë e shkëlqyeshme, të gjithë në pritje të finales së dytë dhe të fitores, që të vazhdojnë rrugën drejt titullit të kampionit.

Image

Kryetrajneri i Prishtina Volley, Xhavit Kajtazi, tha se do të jetë një finale e vështirë.

“Ndeshja e dytë ka dy dëshira dhe dy mundësi  për të dy skuadrat finalist të përfundimtares. Ferizaj është një hap pranë titullit dhe me fitoren e mundshme merr kurorën, ndërsa Prishtina Volley një hap më shumë. Pra, fitorja në Pallatin e sportit të mërkurën, që po besoj shumë se do të arrihet, e çon këtë shfaqje në ndeshen e tretë përcaktuese për titull”, thotë Kajtazi për gazetën Kombëtare “Bota sot”. 

Më tej Kajtazi tha se, përkundër që janë në kohë pandemi kanë punuar më shumë se kurrë. 

“Ne kemi punuar më shumë se kurrë. Pandemia, që na ka qëndruar si saç mbi kokë, ka lënë pasoja shumë të mëdha. Sidomos në planin lëvizor dhe psikologjik, kështu që përmbajtjet po shfaqen si një fluturim në hapësirën e  pafund! 

Ne, për fat të keq, kemi disa mungesa, por jemi mobilizuar për të fituar në Prishtinë, si dhe në ndeshjen e tretë në Ferizaj”, shpreh optimizmin Kajtazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat