M-Technologie synon të kurorëzohet me titullin e kampionit! Krasniqi: Gjasat tona janë më realiste

Volejboll

M-Technologie synon të kurorëzohet me titullin e kampionit! Krasniqi: Gjasat tona janë më realiste

Nga: Kemajl Goca Më: 7 korrik 2020 Në ora: 23:30
M-Technologie synon të kurorëzohet me titullin e kampionit! Krasniqi: Gjasat tona janë më realiste

Finalja e dytë e play-off-it në Superligën A të Kosovës në volejboll (femrat), mes Skenderajt dhe M-Technologie, pritet me emocione të mëdha. M-Technologie është në përparësi, pasi që e ka fituar takimin e parë në Prishtinë me rezultat 3:0 dhe avancon në seri të fitoreve me 1:0 dhe i duhet edhe një sfidë e fituar që të shpallet kampion, ndërsa te Skenderaj është një situatë krejt tjetër, ata vetëm fitorja i mban në garë për titull. 

Ballafaqimi luhet nesër në orën 14.00 në palestrën e sportit “Minatori” në Mitrovicë.  Kryetrajneri i M-Technologie , Naser Krasniqi, është optimist para finales së dytë dhe beson e shpreson në fitore, që të fitojnë titullin e kampionit, të tetin pasluftës. 

“Ne nesër udhëtojmë për në qytetin e minatorëve, Mitrovicë, për ta zhvilluar ndeshjen e dytë finale të vlefshme për titull . Siç e dini lojën e parë e kemi fituar para tri ditësh me rezultat 3:0 dhe se tani gjasat tona janë më realiste që ta fitojmë pse jo edhe ndeshjen e dyte dhe të kurorëzohemi me titull.

Nuk do ta kemi lehtë, jemi të vetëdijshëm por jemi optimist dhe do të jemi me të relaksuar në këtë ndeshje se sa ekipi nikoqir. Ekipi është i kompletuar dhe se nesër presim një paraqitje të mirë të të gjithë ekipi”, tha Krasniqi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat