KV Skenderaj: U përball një qytet i vogël me 4 shtete të mëdha

Volejboll

KV Skenderaj: U përball një qytet i vogël me 4 shtete të mëdha

Nga: K. G. Më: 9 korrik 2020 Në ora: 17:32
KV Skenderaj: U përball një qytet i vogël me 4 shtete të mëdha

Klubi i volejbollit Skenderaj është nënkampione e Kosovës në konkurrencën e femrave. Ato nuk ia dolën të fitojnë titullin e kampionit ku humbën dy finalet e play-off-it nga M-Technologie me rezultat 3:0 përkatësisht 3:1.

“KV Skenderaj i – argjendtë! Një ekip i ndërtuar me dashuri, kujdes e profesionalizëm, me produkt 100% vendor - Drenicas,  është krenari dhe madhështi që nuk e ka asnjë ekip në Kosovë, madje jo vetëm në volejboll. 

2 medalje të arta e një të argjendtë 2019-20, janë treguesi më  i mirë se për çfarë vajza - ekipe bëhet fjalë.
U përball një qytet i vogël me 4 shtete të mëdha. 

Me një investim minimal ju arritët suksese maksimale.

Vajza, ju dëshmuat që jeni krenaria e këtij vendi, dhe i gjithë populli jemi me ju e përkrah jush.
Faleminderit kryetarit z. Agron Istogu qe mundohet të bëjë maksimumin qe klubit ti ofroj kushte për punë dhe sukses.

Faleminderit trajnerit Ylli Kadriu i cili e jap maksimumin ç'do ditë në stërvitje, duke luajtur edhe rolin e shoferit, pastruesit të sallës, bartjes se mjeteve të punës, dhe çdo gjë tjetër.
Faleminderit Drena për ndihmën në KV SKENDERAJ.
Faleminderit qytetareve, L2 Boys dhe të gjithëve qe na dëshiruan sukses. Do të jemi edhe me të forte sezonin qe po vjen”, thuhet nga KV Skenderaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat