Krasniqi, nderi i Prishtinës në sportin skofiar!

Volejboll

Krasniqi, nderi i Prishtinës në sportin skofiar!

Nga: Kemajl Goca Më: 10 korrik 2020 Në ora: 14:48
Xhuda Kruti dhe Naser Krasniqi

Thuajse ia ka marrë dorën titujve! Në 20 vite pasluftës tetë herë kampion i Kosovës, që nga Mabetexi, Universiteti AAB e deri të M-Technologie.

Është Naser Krasniqi, kryetrajner i M-Technologie, kampion i ri i Kosovës në konkurrencën e femrave. Konkurrenti i vetëm i tij është hëpërhë kryetrajneri i Dritës, Lorik Ilazi, po flasim për tituj.

Krasniqi është nderi i Prishtinës në sportin skofiar në konkurrencën e femrave! 

Ai ka tetë tituj në kryeqytet, këtë nuk e ka askush! Ose siç thotë një dashamirë i volejbollit në humor: “A mos vallë se Prishtina F po e lakmon të ardhmen ta ketë kryetrajner nderin e kryeqytetit, po kushton miliona euro?”. 

Fundja, kryeqyteti riktheu titullin e Kosovës, që i ka munguar në vitet e fundit!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat