Elezaj: Superliga B - një sfidë shumë e mirëseardhur për Fushë Kosovën  

Volejboll

Elezaj: Superliga B - një sfidë shumë e mirëseardhur për Fushë Kosovën  

Nga: Kemajl Goca Më: 16 korrik 2020 Në ora: 18:15
Elezaj: Superliga B - një sfidë shumë e mirëseardhur për Fushë Kosovën  

Klubi i volejbollit Fushë Kosova (femrat) ka pasur një seri të mirë të rezultateve në garat e play-off-it të Superligës B të Kosovës.  Për dy ndeshje ka shënuar po aq fitore, duke inkasuar 5 pikë. 

Garat janë ndërprerë për kohë të pacaktuar, me vendim të Qeverisë së Kosovës, pasi që nuk lejohet zhvillimi i stërvitjeve dhe po ashtu edhe i ndeshjeve në salla të mbyllura për shkak të rrezikut nga Covid 19.

Kryetrajneri i Fushës Kosovës, Istref Elezaj, tha se Fushë Kosova e rifilloi edicionin shumë mirë përkundër vështirësive që janë paraqitur në kohën e pandemisë. 

Image

“Bota sot”:  Fushë Kosova ka shënuar dy fitore në dy takimet e Superligës B, si e vlerësoni?

Istref Elezaj: Siç jeni në dijeni për klubin e volejbollit Fushë Kosova, ky është kampionati i parë që merr pjesë në rangun më të lartë të garave, pra në Superligën e Kosovës në volejboll. 
Edhe në sezonin vjeshtor ky klub bëri paraqitje shumë të mira, ku edhe pse me shumicën e lojtareve të reja, të gjitha treguan karakter dhe dëshirë për rezultate.

Ne u ranguam në vendin e shtatë, ku me pak fat do të ishim edhe ndër 6 ekipet më të mira, por edhe Superliga B është një sfidë shumë e mirëseardhur për neve, pasi që kemi nevoje ende për përvojë dhe shumë punë që të ngrisim nivelin.

Këtë sezon e kemi filluar shumë mirë përkundër shumë vështirësive që janë paraqit si rezultat i pandemisë, si dhe mungesës së pranueses Ardita Jashari e cila ka pësuar një lëndim dhe mungesa e saj na ka obliguar të bëjmë ndryshime në formacion në momentet e fundit para lojës së parë. 

Ritheksoj e kemi filluar mbarë, në dy ndeshje kemi realizuar dy fitore, njërën si vendas e ndeshjen tjetër si mysafir. Tash në xhiron e radhës e kemi lojën derbi me Feronikelin, klub të cilin e kemi mposhtur në kampionat, shpresojmë të përsërisim atë sukses.

Në përgjithësi si staf i trajnerëve e vlerësojmë se jemi në rrugë të mbarë që KV Fushë Kosova të rritë ambiciet në të ardhmen.
Klubi përveç suksesit që pret në këtë sezon në kuadër të Superligës B, është i fokusuar në punën me gjenerata të reja, pasi në kuadër të klubit kemi potencial shumë të madh.

Dua t’i falënderoj publikisht të gjitha lojtaret, të cilat janë duke punuar shumë dhe secila prej tyre e ka përgjegjësinë që këtë qytet të përfaqësoj më së miri.

“Bota sot”:  Garat janë ndërprerë sërish, a do të ndikon negativisht në klubin tuaj?
Istref Elezaj:
Si duket pandemia pak po ndikon që edhe vendimet të merren pa një analizë dhe pa pjesëmarrjen e të gjitha palëve të interesit në vendimmarrje.

Ndeshjet në Superligën B janë luajtur me një mesatare një ndeshje në 3 ditë, në momentin kur u mbyllen palestrat, ishin edhe afërsisht 8 ditë për të përfunduar ky sezon, pra pasi nuk kishim raste tek klubet dhe kishte mundësi teknike për respektim të masave, mendojmë që këto ndeshje është dashur të përfundohen, me qëllim që të i kursejmë lojtaret prej mundësisë së lëndimeve fizike për shkak te pauzës prapë, si dhe gjendjes emocionale që po përçojmë të sportistet.

Dihet se sa kohe duhen për përgatitje për gara, kështu kur gjithçka po bëhet sa për të u kryer, me dëshirën për me ruajt shëndetin jemi ka e dëmtojmë shëndetin e sportisteve në një formë tjetër.

Mendojmë që volejbollistet nuk do të ndalen, do të shikojmë mundësinë në hapësirat publike të mbajmë ndonjë stërvitje, në mënyrë që në rikthim të jemi sa më mirë. Deri atëherë shëndet për te gjithë!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat