Ibrahimi largohet nga Kastrioti, merr timonin e KV Fer Volley

Volejboll

Ibrahimi largohet nga Kastrioti, merr timonin e KV Fer Volley

Nga: K. G. Më: 21 korrik 2020 Në ora: 12:22
Ibrahimi largohet nga Kastrioti, merr timonin e Fer Volley

Edon Ibrahimi largohet nga klub i volejbollit Kastrioti nga Ferizaj (femrat) dhe merr  timonin e klubit të ri Fer Volley (femrat). 

“Pas përfundimit të këtij kampionati për mua përfundon edhe kontrata me KV Kastrioti, një faleminderit i veçantë për të gjithë ata që ishin pjesë e ekipit si dhe qytetin tifozët prind, faleminderit ishte nderë dhe kënaqësi.

Por si çdo fund vjen dhe një fillim i ri  nga sot do jem pjesë e klubit Fer Volley të cilin e themeluam vitin e kaluar, një gjë është e sigurt Fer Volley po niset me hapa te vegjël por të sigurtë me rrugë të vështira por padyshim se në rrugë të gjatë, vazhdojmë së bashku drejt synimeve të vendosura . 

Për të gjitha risitë, staf, lojtare, sponzor dhe gjithçka do të njoftoheni në ditët në vazhdim”, shkruan Ibrahimi në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat