A do të kemi përforcime e largime të klubet e Prishtinës?

Volejboll

A do të kemi përforcime e largime të klubet e Prishtinës?

Nga: K. G. Më: 23 korrik 2020 Në ora: 13:31
Naser Krasniqi në mes me lojtaret

Në afatin kalimtar të volejbollit shumëçka do të del në sipërfaqe se cila skuadër do të përforcohet.

Burimet tona marrin vesh se klubi i volejbollit M-Technologie e ka ndërmend jo vetëm që të përforcohet por edhe të bëhet një ekip sipas standardeve evropiane, po ashtu të jetë model për klubet tjera në vendin tonë! 

M-Technologie nga Prishtina është kampion i ri i Kosovës dhe ka aspirata më të mëdha se sa të luftojë për trofe në Kosovë. 
Flitet e përflitet nga burimet jozyrtare se mund t'ia rrëmbejë disa lojtare të talentuara Prishtina F. 

Ndërkaq, Prishtina F ka paralajmëruar disa përforcime dhe me fokus që të punojnë më shumë më të reja. 

Në fakt, krerët e KV Prishtina F janë në drithërimat e M-Technologie, për faktin se kjo e fundit me fuqinë kapitale që ka edhe mund t’ia marr ndonjë talente të madhe, ku siç flitet nga burimet jozyrtare ndonjëra nga to mund t’i bashkohet kampiones.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat