Lojëra të mira, rivalitet dhe befasi gjithesi! Sot është mbyllur me sukses edhe Kampionati i Kosovës në Beach Volley në kategorinë U20 M/F.
Pas pjesëmarrjes së 35 ekipeve, 19 në kategorinë e femrave dhe 16 në kategorinë e meshkujve u arritën këto rezultate:
Femrat:
1: Rinesa Hasani & Melirona Avdullahu (Kastrioti).
2: Amela Llugaliu & Erëza Rushiti (M-Technologie).
3: Vesa Shabani & Elita Idrizi (Drita).
Meshkujt:
1: Ermal Maliqi & Erion Bajrami (Drita).
2: Endrit Nrecaj & Argjend Sopaj (Theranda).
3: Ergon Tara & Andi Bajrami (Prishtina Volley).