Çfarë kërkon FVK?

Volejboll

Çfarë kërkon FVK?

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 16:33
Çfarë kërkon FVK?

Komisioni i Beach Volley në mbledhjen e mbajtur kërkon nga klubet:

1. Të gjitha ekipet duhet të paraqiten deri të premten në ora 16:00 (ekipet që nuk paraqiten me kohë, nuk lejohen të marrin pjesë).
2. Të gjithë lojtarët që nuk kanë libreza të Beach Volley-t duhet ta kenë një fotografi për librezë dhe një dokument identifikimi.
3. Një trajner nuk mund ti ketë më shumë se dy ekipe pjesëmarrëse.

4. Të gjithë lojtarët/et duhen ti përmbahen moshës për kategorinë U22, 1999 e më të rinj. Të drejtë të pjesëmarrjes kanë lojtarët aktiv në volejboll.

Për shkak të gjendjes së krijuar me COVID-19, pishina e Holiday Resort nuk do të punoj, andaj në Holiday Resort (fushat e Beach Volley) do të mund të futen vetëm lojtarët, trajnerët e ekipeve që regjistrohen, njofton FVK.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat