Ndërron jetë Agim Ilazi, kontribuesi i madh

Volejboll

Ndërron jetë Agim Ilazi, kontribuesi i madh

Më: 11 gusht 2020 Në ora: 17:44
Ndërron jetë Agim Ilazi, kontribuesi i madh

Kosova ka humb një personalitet dhe veprimtar të shquar sportiv.

"Federata e Volejbollit e Kosovës me dhimbje të thellë mori lajmin për ndarjen nga jeta të kontribuesit dhe njeriut që dha shumë për volejbollin gjilanas dhe atë të Kosovës, Agim Ilazi.

I ndjeri Ilazi ka qenë pjesë e familjes së madhe të volejbollit në Kosovë ndër dekada, duke luajtur rol të rëndësishëm në zinxhirin organizativ të ndeshjeve në Gjilan dhe jo vetëm.

Ai do të kujtohet në mesin e volejbolldashësve për urtësinë e si punëtor i devotshëm.

Së fundi z. Ilazi ka qenë pjesë e organizimeve të garave në Beach Volley, përfshirë atë të fundjavës së shkuar.
Emri i tij do të kujtohet përjetë për gjurmët dhe shembullin e mirë që la te komuniteti ynë.

Presidenti dhe Bordi i FVK-së, i shprehin ngushëllimet e sinqerta familjes Ilazi, për humbjen e bashkëshortit, babait dhe gjyshit të tyre.
Pusho në paqe Agim Ilazi", shpreh ngushëllime përmes një telegrami FVK-ja.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat