Problemi më i madh për Fushë Kosovën mbetet infrastruktura 

Volejboll

Problemi më i madh për Fushë Kosovën mbetet infrastruktura 

Nga: K.G. Më: 19 gusht 2020 Në ora: 12:25
Elezaj dhe Grabovci

Disa klube në Kosovë përballen edhe me probleme të infrastrukturës siç është rasti i KV Fushë Kosovës (femrat), që garon në Superligën e Kosova. Trajneri i këtij ekipit, Istref Elezaj, është takuar me Arbër Grabovcin, zv/Ministër i MKRS-së.

“Takova Kryetrajnerin e klubit të volejbollit “Fushë Kosova”,  z. Istref Elezaj, në konkurrencën e femrave, që për grupmoshën deri në 18 vjeçare janë kampione të Kosovës. 

Klubi ka edhe grupmopsha të tjera ndërsa në kategorinë e seniorëve ekipi bënë gara në Superligën e Kosovës.

U njoftova që problemi më i madh për klubin mbetet infrastruktura pasi palestra në të cilën zhvillohen aktivitetet nuk i plotëson nevojat për realizimin e objektivave që ka klubi.

Në kuadër të projekteve të MKRS- së, është paraparë ndërtimi i palestrës sportive në Fushë Kosovë, që do të ishte zgjidhje afatgjate për të gjitha klubet sportive të kësaj komune”, ka shkruar Grabovci.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat