Naza, përforcim i madh për Fer Volley-n

Volejboll

Naza, përforcim i madh për Fer Volley-n

Nga: K.G. Më: 21 gusht 2020 Në ora: 16:50
Naza, përforcim i madh për Fer Volley-n

Klubi i volejbollit Fer Volley ka bërë një goditje të madhe. Klubi është përforcuar me volejbollisten me përvojë Nazmie Ibrahimi, ish anëtare e Kastriotit.

“Përvoja dhe Forca në një vend! Nazmie Ibrahimi goditja e radhës 
Personalitet mjaftë serioz por mbetet një ndër figurat më të dashura dhe respektuara në botën e volejbollit të Kosovës.

Pa dyshim se një prej përforcimeve më me vlerë është ky që po e prezantojmë, përvoja dhe puna e sajë do na shërbejnë maksimalisht. 

Vlen të theksohet se “Naza“ sa e sa vite rresht ishte në formacionin e vitit dhe disaher në top10 lojtaret më të mira në Kosovë, Naza gjithashtu është pjesë e kombëtares së Kosovës, fituese e kupës së Kosovës ne vitin 2018 . Edhe kryetari edhe trajneri i klubit janë mjaftë të kënaqur dhe besojnë se do ti arrijnë synimet e parapara. G

jithashtu Nazes i është besuar edhe shiriti i kapitenit pasi do jetë lojtarja më me përvojë në skuadër dhe besojmë se me përvojën që ka do ketë zhveshtoret nën kontroll. Nazes i dëshirojmë suksese në kampionatin që po vjen”, njofton KV Fer Volley.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat