Abedin Ibrahimi në ministri, diskutoi me Grabovcin për shumë çështje

Volejboll

Abedin Ibrahimi në ministri, diskutoi me Grabovcin për shumë çështje

Më: 2 shtator 2020 Në ora: 22:29
Abedin Ibrahimi në ministri, diskutoi me Grabovcin për shumë çështje

Kryetari i Federatës së Volejbollit të Kosovës, Abedin Ibrahimi, sot është pritur nga Arbër Grabovci - zv/Ministër i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe të Sportit të Kosovës. 

“Sot, prita në takim Kryetarin e Federatës së Volejbollit të Kosovës, z. Abedin Ibrahimin dhe Sekretarin e kësaj Federate z. Valon Nikqin, me të cilët biseduam rreth rëndësisë së ndërtimit të fushave të Beach Volley, në disa qendra të Kosovës.

Gjatë takimit, biseduam edhe rreth përfundimit të garave në Beach Volley, në konkurrencën e seniorëve dhe garave të Superligës “B” si dhe përgatitjeve për fillimin e edicionit të ri në të gjitha nivelet në volejbollin tonë”, shkruan Grabovci në profilin e tij në facebook.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat