Kombëtarja e Kosovës në beach volley U20 arrin në Çeki

Volejboll

Kombëtarja e Kosovës në beach volley U20 arrin në Çeki

Më: 9 shtator 2020 Në ora: 18:41
Kombëtarja e Kosovës në beach volley U20 arrin në Çeki

Kombëtarja e femrave e Kosovës U20, ka arritur në Çeki sot në mesditë për pjesëmarrje në Kampionatin Evropian të Beach Volley. 

Dyshja Hasani-Avdullahu dhe trajnerja Jashari më të arritur në Brno të Çekisë, janë testuar për Covid-19 dhe sot pritet që të marrin driten e gjelbërt për tu paraqitur nesër në garë. 

Ekipi i Kosovës është shprehur optimist para garës e cila fillon nesër dhe më të marrur rezultatin e testit, pritet që sot edhe të mbajnë stërvitjen e fundit para paraqitjes së nesërme. 

Në garë ishin paraqitur edhe kombëtarja e meshkujve, mirëpo pasi që një nga lojtarët e kombëtares ka dalë pozitiv në testin për Covid-19, janë detyruar të tërhiqen nga gara, njofton Federata e Volejbollit të Kosovës..

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat