Koeman synon të lërë gjurmë në ekipin e Barcelonës

Volejboll

Koeman synon të lërë gjurmë në ekipin e Barcelonës

Më: 10 shtator 2020 Në ora: 11:12
Koeman synon të lërë gjurmë në ekipin e Barcelonës

Ronald Koeman synon të lërë gjurmë në ekipin e Barcelonës, pasi e braktisi Kombëtaren e Holandës për t’u emëruar trajner i klubit për të cilin kishte luajtur dikur.

Në parim, stili i lojës i kaltërekeqve, i bazuar në zotërim të topit, do të mbetet i paprekur, por Koeman ka për qëllim ta krijojë një skuadër më të drejtpërdrejt dhe më të gjallë, të cilën paraardhësit e tij Ernesto Valverde dhe Quique Setien nuk ishin në gjendje ta formonin.

Diçka që duhet kuptuar është se holandezi nuk është trajner që e përdor vetëm një sistem të lojës.

Gjatë kohës së tij në krye të Holandës, Koemanit i pëlqente të luante me sistemin 4:3:3, me dy mesfushorë qendrorë dhe një mesfushor më të avancuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat