Kosova e fillon me humbje 

Volejboll

Kosova e fillon me humbje 

Më: 11 shtator 2020 Në ora: 11:24
Kosova

Kombëtarja e Kosovës në beach volley U20, ka pësuar humbje në ndeshjen e parë të Kampionatit Evropian në beach volley që po mbahet në Çeki-Brno.

Në ndeshjen e parë në kuadër të grupit E, dyshja Hasani-Avdullahu janë takuar me dyshen polake Bielak/Chudzik dhe pësuan humbje me 0:2 (8:21,15:21).

Në setin e parë Kosova u ndalë në vetëm 8 pikë, ndërsa në setin e dytë Kosova ka patur paraqitje shumë më të mirë duke arritur në 15 pikë, mirëpo që nuk kanë qenë të mjaftueshme për të bërë më shumë.

Sot Kosova do të takohet me Suedinë respektivisht Andorën.

Federata e Volejbollit ju deshiron suksese në ndeshjet e radhës!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat