Ka vuajtur një dëmtim fatkeq

Volejboll

Ka vuajtur një dëmtim fatkeq

Më: 12 shtator 2020 Në ora: 11:54
Bici

Ka vuajtur një dëmtim fatkeq në prag të rikthimit në Itali, por tanimë e ka lënë prapa atë dhe të premten, volejbollistja shqiptare, Erblira Bici, është rikthyer në stërvitje të plotë me grupin.

Ndonëse me ndihmën e një pajisjeje mbrojtëse, Bici ka rifilluar stërvitjen dhe ky është një lajm i mirë për skuadrën e saj 15 ditë para nisjes së sezonit të ri të nivelit më të lartë të kampionatit italian të volejbollit për femra, që njihet si Seria A1.

"Nuk ka nevojë të të them që jam shumë e lumtur që më fund mund të rikthehem në stërvitje me grupin", - ka deklaruar kapiteni kuqezi, duke folur për faqen zyrtare në Internet të klubit italian.

"Tanimë jam edhe më e vendosur se kurrë që të rifitoj sa më shpejt formën fizike dhe të jap kontributin tim për skuadrën", - ka përfunduar volejbollistja kuqezi, Erblira Bici.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat