Kosova më e mirë se Turqia

Volejboll

Kosova më e mirë se Turqia

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 19:57
Kosova më e mirë se Turqia

Kombëtarja e Kosovës në Beach Volley U18 ka arritur fitoren e parë në Kampionatin Evropian U18.

Dyshja Endi Zejna dhe Edon Ibrahimi i kanë sjellur Kosovës edhe një fitore mjaft të vlefshme nga ky kompeticion që po zhvillohet në Izmir të Turqisë.

Ata në ndeshjen e fundit në kuadër të grupeve kanë arritur të mposhtin kombëtaren e Turqisë, Keskin/Tur. Kosova pati një paraqitje mjaft të mirë në takim dhe arriti që ndeshjen ta fitojn me rezultat të pastër 2:0 në sete.

Me fitoren e arritur ekipi i Kosovës arrinë të kaloj fazen e grupeve, duke u kualifikuar në 24 ekipet më të mira, me mundësinë që të vazhdoj mëtej.

Kosova - Turqia 2:0 (21:11,21:16)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat