Skuadra e Mladostit shkualifikohet, rriten gjasat për skuadrën shqiptare

Volejboll

Skuadra e Mladostit shkualifikohet, rriten gjasat për skuadrën shqiptare

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 14:46
Skuadra e Mladostit shkualifikohet, rriten gjasat për skuadrën shqiptare

Volejbolli në Shqipëri është ndalur që në muajin mars për shkak të pandemisë dhe deri tani nuk ka asnjë datë se kur mund të rifillojë, por kjo nuk po e pengon Erzenin e Shijakut që të marrë pjesë në eliminatoret e Ligës së Kampionëve.

Djemtë e skuadrës shqiptare e nisën me peripeci udhëtimin drejt Kroacisë për t’u ndeshur me kroatët e Mladostit dhe hungarezët e Fino Kaposvar, pasi autoritetet kroate refuzuan të njohin testet serologjike të kryera në Shqipëri.

Kështu skuadra shijakase u rikthye në Malin e Zi dhe iu nënshtrua për herë të dytë testeve serologjike, për të vijuar më pas udhëtimin në Kroaci, por tani mundimi i tyre duket se është shpërblyer.

Kjo pasi skuadra kroate Mladost është eliminuar, duke qenë se disa lojtarë të saj rezultuan pozitivë me koronavirus dhe shijakasit do të kenë mundësi të diskutojnë kalimin e grupit vetëm me skuadrën hungareze.

Gjithçka do të luhet në dy takime që do të zhvillohen ndërmjet Erzenit dhe Fino Kaposvar, ndërsa në rast barazimi, do të luhet një set shtesë për të vendosur skuadrën që do të kualifikohet për më tej.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat