FVK me një lajm të mirë

Volejboll

FVK me një lajm të mirë

Nga: K.G. Më: 2 tetor 2020 Në ora: 14:45
KV Fushë Kosova

Garat që u ndërprenë në Superligën B në muajin korrik për shkak të pandemisë dhe masave që u ndërmorën, do të vazhdojnë gjatë kësaj jave.

“Rifillojnë garat e Superligës B!

Pas vendimit të Bordit të FVK, këtë vikend me 3/4 Tetor, do të rifillojnë garat në Superligën B, gara këto të vlefshme për kualifikim në Superligën A. 

Garat ishin ndërprerë për shkak të pandemisë, kur ishin zhvilluar vetëm dy xhiro. Deri në përfundim të garave të Superligës B, kanë mbetur edhe tri xhiro, përfshirë edhe këtë të kësaj jave. 

Federata e Volejbollit e Kosovës uron të gjitha klubet për një fillim të mbarë, duke uruar shëndet dhe punë të mbarë”, njofton FVK.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat