Natalia Tahiri firmos me Prishtina F! Klubi e mban të fshehur!

Volejboll

Natalia Tahiri firmos me Prishtina F! Klubi e mban të fshehur!

Nga: Kemajl Goca Më: 6 tetor 2020 Në ora: 20:59
Natalia Tahiri firmos me Prishtina F! Klubi e mban të fshehur!

Volejbollistja me përvojë, Natalia Tahiri, firmos me KV Prishtina F, anëtare e Superligës së Kosovës.

Volejbollistja që luan në pozitën e korrektores, merret vesh, se tash e një javë ka arritur marrëveshje me Prishtina F.

“Natalia ka vendosur t’i mbrojë ngjyrat e Prishtinës”, njofton një burim i besueshëm për gazetën “Bota sot”.

Natalia tash e disa vite ka qenë pjesë e Skenderajt, ndërsa kalimi i saj në kryeqytet është edhe përforcim i mirë për klubin.

Karakteristikë është se klubi ende nuk e ka bërë publike përforcimin me lojtaren, duke e mbajtur të fshehur, me gjasë kanë edhe ndonjë përforcim spektakolar dhe kur t’i publikojnë, synojnë që ta befasojnë edhe opinionin sportiv!  

A mos vallë Prishtina F po punon në heshtje dhe tinëza rivaleve, që mos ta kuptojnë strategjinë e tyre!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat