Azemi: Prishtina kthehet aty ku e ka vendin 

Volejboll

Azemi: Prishtina kthehet aty ku e ka vendin 

Nga: K.G. Më: 14 tetor 2020 Në ora: 17:43
Azemi: Prishtina kthehet aty ku e ka vendin 

Prishtina është rikthyer në elitën e volejbollit të Kosovës (meshkujt) dhe synon rezultate të mira. Kryetrajneri i këtij klubi tregon për sfidat që u ballafaquan deri në arritjen e qëllimit të tyre.

“Klubi i volejbollit Prishtina kthehet aty ku e ka vendin, në Superligën e Kosovës në Volejboll.
Para 3 viteve për shkak të shumë angazhimeve vendosa të largohem nga klubi dhe të ua liroj vendin lojtarëve te rinj dhe shumë cilësorë që atë vit kishte angazhuar klubi, dhe po atë vit në vend se të luftohej për titull Prishtina pësoi goditjen më të keqe në sport, rënien nga liga më e fort e volejbollit ne Kosovë. 

Duke e parë gjendjen e rëndë në klubin më të vjetër në Kosovë, unë së bashku me disa prej lojtarëve që gjithmonë kemi qenë të gatshëm për këtë klub, vendosem ta ndihmojmë sërish. Në sezonën e parë pas rrethit të parë pësuam dy humbje ku na u pamundësua të ngjitemi një rang me lart. Kurse pjesën tjetër të kampionatit kryesia e klubit më ofroi pozitën e trajnerit në Klubin e volejbollit Prishtina. Edhe pse për mua ishte privilegj në të njejtën kohë ishte edhe përgjegjësi e madhe. 

Në sezonin e parë si trajner i klubit më të madh në volejbollin e Kosovës, kisha për qëllim që ta masovizoja dhe ta ripërtërija ekipin, ku për një kohë shumë të shkurtër klubi ynë numëronte më shumë se 40 lojtar nga të gjitha gjeneratat. 

Puna e madhe që bëmë për këtë kohë na sjelli edhe rezultate shumë të mëdha ku arritëm atë vit të shpallemi kampion ne ligën e parë, të shpallemi kampion me gjeneratat U14 dhe vendin e 3-të me  gjeneratat U16 si dhe fituam çmimet si: Trajneri më i mirë U14, lojtari ma i mire U14, lojtari i 3-të më i mirë U14 dhe shumë lojtarë morën ftesën edhe në kombëtaret përkatëse. 
Në sezonin e dytë duke parë kualitetin e ekipit filluan të rriten apetitet për më shumë, ku në gjeneratën U16 sërish ishim të pa konkurencë dhe kampion të regjionit (pastaj u nderpre për shkak të pandemisë) dhe arritëm që të ngjitemi në Superligën B ku tash kishim edhe një sfidë shumë të madhe.

Në vrullin më të madh të punës u deshtë të ndërpritet gjithçka për shkak të pandemisë. Pas kthimit te Superligës B edhe pse ishim pa stërvitje dhe pothuajse me të gjithë lojtarë të rinj dhe papërvojë, ne arritëm ta sigurojmë një vend që na lejoi të luajmë këtë vit në Superligë.

Dua t’i falenderoj të gjithë lojtarët e mi dhe kryesinë e klubit për punën e palodhshme e tash na mbetet shumë punë pasi që jemi ndër ekipet me moshën më të re por me kualitet shumë të madh. 
Na priftë e mbara!”, ka shkruar Azemi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat