Kampionja godet me disa përforcime! Krasniqi: Po e bëjmë një ekip edhe më të fortë 

Volejboll

Kampionja godet me disa përforcime! Krasniqi: Po e bëjmë një ekip edhe më të fortë 

Nga: Kemajl Goca Më: 16 tetor 2020 Në ora: 14:00
Kaiulani Ahuna

Kampionja e Kosovës, M-Technologie nga Prishtina, ka përforcuar radhët me disa volejbolliste për edicionin e ri. 

Kryetrajneri i kësaj skuadre, Naser Krasniqi, tha se është atmosferë brilante, po punohet fuqishëm dhe do të bëjnë një ekip edhe më të fortë, në luftë për të mbrojtur titullin dhe për të fituar edhe Kupën e Kosovës.

M-Technologie është përforcuar me volejbollisten Kaiulani Ahuna. Kjo volejbolliste vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka 24 vjeç  dhe luan në pozitën e pranueses. Është përforcuar me Vesa Shabani nga Drita e Gjilani. Vesa ka 20 vjet dhe luan në pozitën e qendrës. 

Image

Vesa Shabani

Po ashtu ka ngjeshur radhët edhe me Liridona Kurrumelin, që luan në pozitën e pranueses. Ajo vjen nga Feronikeli dhe ka 22 vjet. 

Image

Liridona Kurrumeli

Loresa Avdyli është një talente e madhe, luan në rolin e korrektores dhe ka 19 vjet. Ajo vjen nga KV Ferizaj. Këto janë përforcimet e kampiones.

Image

Loresa Avdyli

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat