Drita dhe Skenderaj bëjnë detyrën, Fushë Kosova befason, Prishtina me pikë të plota 

Volejboll

Drita dhe Skenderaj bëjnë detyrën, Fushë Kosova befason, Prishtina me pikë të plota 

Nga: K.G. Më: 18 tetor 2020 Në ora: 22:14
Drita

Drita nga Gjilani dhe Skenderaj ashtu edhe siç pritej shënuan fitore në javën e parë të elitës së volejbollit të Kosovës (femrat). 

Trajneri Lorik Ilazi me ekipin e Dritës si vendas e mposhtën me rezultat 3:0 Grykën, ndërsa trajneri Ylli Kadriu me Skenderajn me lehtësi e mundën me 3:0 Malishevën. 

Istref Elezaj, trajner i Fushë Kosovës, me ekipin e tij befasuan për të mirë, duke e mundur me 3:1 Ferizajn vendas.

Trajneri Bahri Gjinovci me Prishtinën fituan me 3:0 ndaj Kastriotit, që ka një ekip kryesisht me lojtare shumë të reja.

Rezultatet 
Ferizaj-Fushë Kosova 1:3
M-Technologie-Feronikeli 3:0
Kastrioti-Prishtina 0:3
Drita-Gryka 3:0
Skenderaj-Malisheva 3:0

Image

Tabela

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat