Fer Volley shkëlqen ndaj Fushë Kosovës, kualifikohet    

Volejboll

Fer Volley shkëlqen ndaj Fushë Kosovës, kualifikohet    

Nga: K.G. Më: 23 tetor 2020 Në ora: 13:55
Fer Volley shkëlqen ndaj Fushë Kosovës, kualifikohet    

Klubi i ri, që nuk i ka as dy muaj që u themelua, Fer Volley, është kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Kosovës në volejboll (femrat). Vashat ferizajase e mposhtën me rezultat 3:0 (25:20, 25:21, 25:21) Fushë Kosovën vendase.  Trajneri i Fer Volley, Edon Ibrahimi, është shumë i lumtur për kualifikim. 

“Pa marr parasysh problemet e vazhdueshme të cilat ekipi po has në terminet e palestrave sukseset nuk po mungojnë. 
Shpresojmë se këto rezultate do të reflektojnë tek personat përgjegjës, pasi kësaj radhe vetëm 4 stërvitje në dy javë janë pak por falë lojtareve me përvojë arritëm sukses në këtë takim.

Kontrolli i takimit ishte gjithmonë në favorin tonë përveç setit të dytë ku rezultati shkoi deri në 7:2 për ekipin vendas por edhe kjo shkurt pasi kapitenja me një seri prej 5:0 në shërbim arriti të barazoj rezultatin dhe filloi shkëputja.

Në këtë takim u angazhuan shumica e lojtareve, çka vlen për t’u përmendur është fakti se në formacionin bazë kishim lojtare shumë të reja si Driola Ajvazi (15 vjeçare), Laura Zeneli (16 vjeçare), Elona Krasniqi (15 vjeçare), si dhe Elona Sherifi (17).

Gjithsesi shpresojmë që gjendja orareve stërvitore do të përmirësohet pasi po vazhdojmë të kemi punë me ekipe të  Superligës të cilat janë të organizuara mjaftë mirë”, thuhet nga KVF Fer Volley.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat