Bajraktari - lojtare e ndeshjes, Drita e fuqishme në derbin e madh

Volejboll

Bajraktari - lojtare e ndeshjes, Drita e fuqishme në derbin e madh

Nga: Kemajl Goca Më: 24 tetor 2020 Në ora: 17:29
Elvira Bajraktari - lojtare e ndeshjes, Drita e fuqishme në derbin e madh

Drita nga Gjilani është shumë e fortë në edicionin e ri të Superligës së Kosovës në volejboll.

Drita si mysafire shkëlqeu duke e mundur me rezultat 3:1 (25:14, 20:25, 25:21, 25:22) Skenderajn, në takimin e javës së dytë. 

Kryetrajneri i Dritës, Lorik Ilazi, ka një mijë e një arsye që të mburret me këto vasha brilante dhe me fitoren në derbin e madh të javës së dytë, për faktin se e mposhtën një Skenderaj shumë të mirë.  

Image

KV Drita

Lojtare e ndeshjes është Elvira Bajraktari: 16 pikë (14 sulme, 2 bllok).
“Elvira Bajraktari 16 pikë (14 sulme, 2 bllok).
Rukije Muja 18 pikë (15 sulme, 3 shërbime).
Dhurata Sylejmani 17 pikë (10 sulme, 6 shërbime, 1 bllok).
Adelajda Prenga 5 pikë (4 sulme, 1 shërbime).
Valmira Ramadani 4 pikë (4 sulme).
Blinera Jaha 5 pikë (2 sulme, 2 shërbime, 1 bllok)”, bëhet e ditur nga Drita.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat