Shpërthen Pëllumbi: Absurde, jemi i vetmi vend në botë që ndalon sportin

Volejboll

Shpërthen Pëllumbi: Absurde, jemi i vetmi vend në botë që ndalon sportin

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 12:40
Shpërthen Pëllumbi: Absurde, jemi i vetmi vend në botë që ndalon sportin

Presidenti i Federatës Shqiptare të Volejbollit, Erlind Pëllumbi u shfaq shumë i zhgënjyer pas përgjigjes që FSHV-ja mori nga ministria, ku volejbolli do të vazhdojë të jetë i ndaluar. Në një prononcim për “Panorama Sport”, Pëllumbi e quan të pakuptimtë ndalimin volejbollit:

“Nuk arrij ta kuptoj dhe nuk gjej fjalë ta shpjegoj këtë gjë. Të hapësh kinematë, baret, shkollat dhe çdo gjë, e në krahun tjetër të thuash që volejbolli është sport i rrezikshëm është vërtetë e pakuptimtë, në një kohë kur i gjithë rajoni ka nisur aktivitetet. Kosova mbaroi një kampionat dhe ka nisur tjetrin, e tashmë është në javën e katërt. Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut gjithashtu kanë filluar. Italia madje ka hapur dyert edhe për tifozët. Kemi mbetur i vetmi vend në Europë që e ndalojmë sportin.

Nuk e di se ku qëndron problemi, a është paaftësi apo mosmenaxhim? Apo nuk kanë informacionin e duhur. Ne kemi bërë të gjitha bisedat e nevojshme, u kemi dërguar çdo informacion dhe i kemi treguar se çfarë ndodh në rajon, por përfundimi është ai që tashmë dini të gjithë. Një situatë e paprecedentë, që na bën të jemi i vetmi vend në botë që ndalon sportin”, deklaroi kreu i FSHV-së.

Ndërkohë federata ka njoftuar të gjitha klubet për përgjigjen negative që mori nga ministria, ndërsa u bën me dije se FSHV-ja do të vazhdojë të insistojë për ta marrë lejen e shumëdëshiruar për t’u kthyer në parket.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat