Theranda shënon fitore bindëse 

Volejboll

Theranda shënon fitore bindëse 

Nga: K.Goca Më: 28 tetor 2020 Në ora: 23:46
Theranda shënon fitore bindëse 

Volejbollistët e Therandës shënuan fitore bindëse me rezultat 3:0 (25:11 25:15 25:23) kundër Ulpianës nga Lipjani, në kuadër të javës së tretë të Superligës së Kosovës.

Djelmoshat e trajnerit Xhavit Mustafa dominuan dy setet e para, ndërsa seti i tretë ka qenë me rivalitet të madh. 

Seti i parë dhe i dytë përfundoi me rezultat të thellë 25:11 përkatësisht 25:15 në favor të therandasve. 

Ulpiana u përpoq në setin e tretë por nuk ka arritur më shumë se 23 pikë. 

Ky set i takoi Therandës me 25:23 dhe fituan me rezultat të përgjithshëm 3:0.  Mustafa është i kënaqur me lojën e lojtarëve të tij, të cilët në tre takimet e para kanë po aq fitore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat