Prishtina F model i punës, sakrificës, durimit, që po i shpërblehet me rezultate 

Volejboll

Prishtina F model i punës, sakrificës, durimit, që po i shpërblehet me rezultate 

Nga: Kemajl Goca Më: 30 tetor 2020 Në ora: 17:42
Prishtina F model i punës, sakrificës, durimit, që po i shpërblehet me rezultate 

Puna, sakrifica, durimi, që po i shpërblehen me rezultate në tre javët e para klubit më të vjetër në kryeqytet, Prishtina F! 
Edhe pse në kohë pandemie, klubi ka menaxhuar situatën dhe ka përforcuar radhët edhe me volejbollisten ndër më të mirat në vendin tonë,  Natalia Tahiri.

Kryetrajneri i Prishtina F. Bahri Gjinovci së bashku me Adriatik Kajtazin, me vetëmohim të pashoq ndërtuan një ekip që po jep frytet e saja dhe po bëhet gjithnjë e më frikshme edhe për skuadrat që pretendojnë titullin e kampionit dhe trofeun e Kupës së Kosovës.

Jo vetëm kaq, drejtori sportiv Mehdi Mehmeti dhe presidentja e klubit Ganimete Gërbovci, me sekretarin  Fejzullah Ademi, me të gjitha strukturat tjera të klubit, janë më të bashkuar dhe më të organizuar se kurrë: Gradualisht ta rrisin nivelin e lojës dhe ta kthejnë krenarinë e sportit skofiar në kryeqytet. 

Tre ndeshjet e para po aq fitore, duke u renditur në vend të dytë me tre pikë sa ka edhe M-Technologie në krye të tabelës dhe duke lënë pas Dritën po me aq pikë, është një dëshmi se te Prishtina F po punohet më mish e më shpirt dhe po kërkojnë më të mirën nga secila lojtare.

Ashtu si kishin premtuar para disa muajve se do të sjellin përforcime, do iu japin hapësirë edhe të rejave ashtu edhe ndodhi dhe kjo po reflekton në rritjen e nivelit të lojës po ashtu edhe të rezultateve.

Kryeqytetaset po bëhen shembulli më i mirë në vendin tonë apo një model i ri, se si organizohet klubi, si kërkohen më pas edhe rezultatet. Durimi gjithmonë sjell edhe fitoret edhe sukseset, kjo është filozofia e një klubit që gradualisht mund të shndërrohet një fuqi e volejbollit vendorë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat