Takohen krerët e federatave të Kosovës dhe Shqipërisë

Volejboll

Takohen krerët e federatave të Kosovës dhe Shqipërisë

Më: 1 nëntor 2020 Në ora: 21:17
Takohen krerët e federatave të Kosovës dhe Shqipërisë

Krerët e Federatës së Volejbollit të Kosovës dhe Shqipërisë janë takuar mbrëmë në një darkë pune. FVK në këtë takim u përfaqësua nga kryetari Abedin Ibrahini, nënkryetarja Mimoza Shkodra-Bislimi dhe sekretari i përgjithshëm Valon Nikqi. FSHV u përfaqësua nga presidenti Erlind Pëllumbi, zv.presidenti Dashamir Brari dhe sekretari i përgjithshëm Albens Vokopola.

Në takim u diskutua për problemet dhe vështirësitë që dy federatat po hasin gjatë pandemisë. Temë tjeter e takimit dhe mjaft e rëndësishme, ishte organizimi i aktiviteteve të përbashkëta, për çka pati edhe dakordim dhe në ditët në vijim do të bëhen publike edhe aktivitet e përbashkëta që do të organizohen.

Paraprakisht udhëheqësit e dy federatave ishin të pranishëm në ndeshjen derbi në konkurencën e femrave, Drita - M Technologie.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat