Prishtina F nuk ndalet, katër fitore rresht! Gjilanaset dhe prishtinaset prijnë në Superligë

Volejboll

Prishtina F nuk ndalet, katër fitore rresht! Gjilanaset dhe prishtinaset prijnë në Superligë

Nga: Kemajl Goca Më: 1 nëntor 2020 Në ora: 21:53
Prishtina F

Volejbollistet e Prishtina F shënojnë fitoren e katërt rresht në edicionin e ri në Superligën e Kosovës në volejboll.
Prishtina triumfon si mysafire me rezultat 3:1 ndaj Malishevës, në takimin e javës së katërt. 

Katër ndeshje po aq fitore dhe me pikë maksimale (12 pikë) janë në pozitën e dytë aq sa ka edhe Drita nga Gjiani, liderja më e re e kampionatit.

Vashat e Prishtinës treguan lojë shumë të mirë, duke arritur edhe një trepikësh të madh.

Të gjitha lojtaret dhanë maksimumin, nga Entela Muqolli, Donika Xhemajli, Arbesa Drushtini, Natalia Tahiri, Jehona Berisha, Leonita Hoxha etj.

Kryetrajneri i Prishtina F, Bahri Gjinovci, me asistentin e tij Adriatik Kajtazi, me punën e tyre kanë ndërtuar një ekip shumë të mirë dhe si fryt i kësaj edhe po vargojnë fitore të njëpasnjëshme.  Gjinovci shprehet i lumtur për këtë fitore dhe komplimenton vashat për angazhim e lojë cilësore. 

Në javën e parë fituan në Ferizaj me 3:0 ndaj Kastriotit, pastaj me 3:0 kundër Ferizajt, si mysafire dy fitore rresht, 3:1 ndaj Fushë Kosovës dhe sonte me 3:1 kundër Malishevës.

Presidentja e klubit, Ganimete Gërbovci dhe drejtori sportiv, Mehdi Mehmeti, po bëjnë më të mirën për këtë ekip dhe që po i shpërblehet me rezultate. 
Sipas Komesarit të Garave të FVK-së, Lulzim Gërguri, Drita prinë me 12 pikë falë setdallimit më të mirë, duke lënë pas Prishtinën po ashtu me 12 pikë të mbledhura.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat