Si ekziston KAS në KOK kur nuk ka rregullore të punës!

Volejboll

Si ekziston KAS në KOK kur nuk ka rregullore të punës!

Nga: Kemajl Goca Më: 3 nëntor 2020 Në ora: 13:39
Si ekziston KAS në KOK kur nuk ka rregullore të punës!

Këshilli i Arbitrazhit sportiv (KAS) funksionon në kuadër të Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK) por pa rregullore të punës. 

Merre me mend, KAS pa rregullore të punës dhe do që të vë drejtësi! Kjo ngjan vetëm në shtetin e Kosovës.  Këshilli i Arbitrazhit sportiv, Eroll Salihu, kryetar i KAS-it, Luljeta Shala, arbitre dhe Latif Demolli, arbitër, këta e shqyrtuan ankesën e klubit të volejbollit Luboteni nga Ferizaj por që mjerisht KAS nuk ka rregullore të punës.

I nderuari Salihu, Shala dhe Demolli, si është e mundur që ju të ndani drejtësinë a nuk keni rregullore të punës? Ku ka në botë të punohet pa rregullore të punës! Sigurisht nuk është faji juaj! 

Image

Arsyetimi

Fundja, huazoni një rregullore të punës nga Federata e Kalërimit të Kosovës, përkohësisht iu kryen punë.

Këta të lartpërmendurit ranë në ofsajd a po jo! Më së miri lexojeni sqarimin e KAS-it në kuadër të KOK-ut?

"1. Paneli gjykues nuk mund të merr vendim meritorë, ligjërisht të obligueshëm dhe të atakueshme në CAS-Lozanë, për shkak të mungesës së Rregullores së punës në KAS, Rregullores mbi procedurat konstetimore të KAS dhe përcaktimit të listës së arbitrave.

2. Në bazë të parimeve të përcaktuara  nga Bordi i KOK-ut, akteve normative të FVK-së, standardeve të përgjithshme sportive dhe vendimeve të ISHPK-së kërkohet fuqishëm që: KV Luboteni të kthehet në elitën e volejbollit të Kosovës,. 

Shpenzime të paraqitjes së Ankesës t'i kthehen KV Lubotenit, përpos pagesave të mëditjeve për dy arbitrat (Kryetari heq dorë nga mëditjet), Këshilli i Arbitrazhit sportiv, Eroll Salihu, kryetar i KAS-it, Luljeta Shala, arbitre dhe Latif Demolli, arbitër", shkruan mes të tjera në arsysetimin e panelit të KAS-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat