FVK, për hir të sportit riktheje Lubotenin në elitë dhe jo për hir të KAS-it që ka luajtur pingpong deri dje!

Volejboll

FVK, për hir të sportit riktheje Lubotenin në elitë dhe jo për hir të KAS-it që ka luajtur pingpong deri dje!

Nga: Kemajl Goca Më: 3 nëntor 2020 Në ora: 15:28
FVK, për hir të sportit riktheje Lubotenin në elitë dhe jo për hir të KAS-it që ka luajtur pingpong deri dje!

Nuk thonë kot, burrat e mëdhenj edhe falin edhe atëherë kur nuk falet!

Kësaj radhe duhet të falin, për hir të sportit, për hir të volejbollit, për hir të djemve të mrekullueshëm që ka Luboteni dhe jo për hir të Këshillit të Arbitrazhit Sportiv (KAS) pranë Komitetit Olimpik që nuk ka as rregullore të punës dhe u treguan të dobët në vendim.

Bordi i Federatës së Volejbollit të Kosovës, ka burra të mëdhenj, ka burra që dhanë shumë për sportin edhe në ditët më të vështira, që i rezistuan edhe pushtuesit serb dhe ata dijnë të veprojnë edhe në rrethana më të vështira! Ju burrat e volejbollit, ju burra që jeni në bordin  e FVK-së, bëhuni trima të vërtetë dhe rikthejeni Lubotenin në elitë, ish kampionin e Kosovës.

Ky klub ka potencial, ka lojtarë dhe me këtë klub e rrisni edhe nivelin në ligë.

E gjithë bota e di se Luboteni është fajtor, gaboi rëndë kur nuk i ka zhvilluar dy ndeshje dhe u përjashtua nga liga! Ata e kuptuan gabimin dhe e bënë në afekt, në rrethanat e pandemisë! 

Burrat e mëdhenj falin. Abedin Ibrahimi është burrë i madh me ata që i ka në bord dhe të gjithë janë të mishëruar pas sportit skofiar, kësaj radhe vendosni për hir të sportit të Kosovës. Kësaj radhe veproni për hir të sportit, për hir të burrërisë dhe burrneshave që keni aty! 

Dhe dilni me një mesazh të fuqishëm: Më nuk falemi askënd që nga kjo falje nëse klubet veprojnë në kundërshtim me propozicionet e garave! Ja një shembull konkret nga Federata e Basketbollit të Kosovës, kur vitin e kaluar me 9 shtator e riktheu Pejën në ligë. “Bordi i Federatës së Basketbollit ka miratuar kërkesën e KB Pejës për inkuadrim në Superligë për edicionin e ardhshëm.

KB Peja do të jetë ekipi i nëntë garues në sezonin 2019-2020.
Peja ishte larguar sezonin e shkuar për shkak të telasheve financiare”, kështu ka shkruar në arsyetim.  Burime tona bëjnë me dije, se nesër mbahet mbledhja e bordit të FVK-së dhe aty merrni vendimin e madh: Tregojuni edhe KAS-it, ju punoni pa rregullore të punës por ne punojmë me rregullore të punës dhe ne vendosim e rikthejmë e ekipin: KAS-i, le të merret me veten dhe të hartojë rregulloren e punës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat